Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Buruxh — Ajet 16 (Shqip) — Video

El-Buruxh • Ajet 16 nga 22 • Shqip


فَعَّالٌ لِمَا يُرِيدُ 16
Përkthim:
Ai punon çka të dojë. El-Buruxh 85:16
Tefsiri:

Ai vepron gjithçka që dëshiron. -

Nuk ka gjë që Allahu ta dëshirojë dhe të mos e arrijë dot. Nëse dëshiron diçka, Ai vetëm i thotë “Bëhu!”, dhe ajo bëhet. Askush nuk është veprues i gjithçkaje që dëshiron, përveç Allahut të Madhëruar. Krijesat, nëse dëshirojnë diçka, gjithmonë kanë nevojë për ndihmë dhe për të larguar pengesat. Ndërsa Allahu i Madhëruar nuk ka nevojë për ndihmë dhe askush nuk mund ta pengojë Atë nga ajo që Ai dëshiron. Në vijim, Allahu i Madhëruar përmend disa nga veprat e Tij, që tregojnë për besnikërinë e profetëve të Tij dhe vërtetësinë e Shpalljes që ata sollën prej Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Buruxh • Ajet 15 E ardhshme El-Buruxh • Ajet 17