Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Buruxh — Ajet 20 (Shqip) — Video

El-Buruxh • Ajet 20 nga 22 • Shqip


وَاللَّهُ مِنْ وَرَائِهِمْ مُحِيطٌ 20
Përkthim:
e Perëndia (i Plotëfuqishëm), i përfshinë të gjithë, El-Buruxh 85:20
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Buruxh 85:19

Mohuesit

(e Zotit)

vazhdojnë të përgënjeshtrojnë

(Shpalljen e Zotit),

por Allahu i ka përfshirë ata

(nën pushtetin e Tij). - Me gjithë faktet e lëna nga Zoti ndër breza dhe me gjithë argumentet e shumta të sjella prej Tij, ata vazhdojnë në mohimin dhe mosbesimin e tyre me kokëfortësi dhe armiqësi. Atyre nuk u bëjnë dobi shenjat dhe argumentet e Zotit dhe as paralajmërimet e sjella nga profetët e Tij. Por Allahu i ka përfshirë me dijen dhe pushtetin e Tij mbi ta. Askush nuk mund t’i fshihet dijes dhe pushtetit të Tij gjithëpërfshirës. Ai është gati, prandaj le të kenë frikë nga ndëshkimi i Tij në çdo moment. Ky është një kërcënim shumë i frikshëm për qafirët. Ai, në dorën e të Cilit janë shpirtrat dhe çdo çështje e tyre, i kërcënon që të kthehen sa nuk është vonë. Ai i fton që të nënshtrohen, duke e besuar Kur'anin dhe punuar sipas tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Buruxh • Ajet 19 E ardhshme El-Buruxh • Ajet 21