Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Buruxh — Ajet 21 (Shqip) — Video

El-Buruxh • Ajet 21 nga 22 • Shqip


بَلْ هُوَ قُرْآنٌ مَجِيدٌ 21
Përkthim:
ky Kur’an – (që e mohonin ata), është Kur’ani i madhërueshëm, El-Buruxh 85:21
Tefsiri:

Ai është Kur'an i Madhëruar,

(I shkruar)

në një Pllakë të Ruajtur. -

Mesazhet dhe urtësitë e Kur'anit janë madhështore dhe të thella. Mirësitë dhe dituritë që përmban ai janë të mrekullueshme dhe të shumta. Kur'ani është i paprekshëm dhe i pandryshueshëm. Ai ruhet në Leuhi Mahfudh, ose në Pllakën e Ruajtur, dhe askush nuk mund të shtojë, pakësojë apo të tjetërsojë diçka nga ai. Kur'ani është i ruajtur nga ndikimi dhe ndërhyrjet e shejtanëve. Ai është i ruajtur në Leuhi Mahfudh, ku është shkruar gjithçka. Kjo tregon rëndësinë e madhe të Kur'anit tek Allahu i Lartësuar dhe për dobitë e tij të pakrahasueshme. Allahu është më i ditur për gjithçka.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Buruxh • Ajet 20 E ardhshme El-Buruxh • Ajet 22