Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'la — Ajet 17 (Shqip) — Video

El-A'la • Ajet 17 nga 19 • Shqip


وَالْآخِرَةُ خَيْرٌ وَأَبْقَىٰ 17
Përkthim:
por, jeta tjetër është më e mirë dhe e përhershme (amshuar). El-A'la 87:17
Tefsiri:

...Kur dihet se jeta e botës tjetër është më e mirë dhe e përjetshme. -

Ahireti është më i mirë se dynjaja, në çdo këndvështrim. Ahireti është i përjetshëm e i mrekullueshëm, ndërsa dynjaja është vend i përkohshëm. Besimtari, i cili është i ditur dhe i zgjuar, nuk e zgjedh kurrë të keqen dhe të braktisë të mirën, nuk e zgjedh kënaqësinë e përkohshme, kundrejt kënaqësisë së përjetshme. Parapëlqimi i dynjasë kundrejt ahiretit është koka e çdo të keqeje dhe gjynahu.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'la • Ajet 16 E ardhshme El-A'la • Ajet 18