Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'la — Ajet 18 (Shqip) — Video

El-A'la • Ajet 18 nga 19 • Shqip


إِنَّ هَٰذَا لَفِي الصُّحُفِ الْأُولَىٰ 18
Përkthim:
Kjo, me të vërtetë, ka qenë shënuar në faqet (e librave) e broshurat e lashta, El-A'la 87:18
Tefsiri:

Vërtet, kjo gjendej edhe në shkrimet e hershme, Në shkrimet e Ibrahimit dhe të Musait. -

Këto që po ju thuhen në këtë sure të bekuar janë të njëjta me ato që gjenden edhe në librat e parë, që Zoti u shpalli Ibrahimit dhe Musait, të cilët janë të zgjedhurit dhe ndër më të nderuarit profetë të Zotit, pas Muhamedit (a.s.). Këto porosi janë sjellë në çdo ligj të shpallur nga Zoti ndër shekuj, sepse ato janë garantuese të mirësive të dynjasë dhe ahiretit. Këtu përfundon tefsiri i sures El ea’la. Allahut i takon falënderimi dhe lavdia e plotë!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'la • Ajet 17 E ardhshme El-A'la • Ajet 19