Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Fexhr — Ajet 22 (Shqip) — Video

El-Fexhr • Ajet 22 nga 30 • Shqip


وَجَاءَ رَبُّكَ وَالْمَلَكُ صَفًّا صَفًّا 22
Përkthim:
dhe kur do të arrijë urdhëri i Zotit tënd, e engjëjt të rreshtohen radhë pas radhe, El-Fexhr 89:22
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Fexhr 89:21

Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm, Kur të vijë Zoti yt dhe melekët të qëndrojnë radhë-radhë. –

Pasuria, të cilën aq shumë e doni dhe dëshirat për arritjen e të cilave aq shumë garoni, nuk kanë për të mbetur gjatë. Përpara jush është një ditë e madhe, që ju pret, një tmerr i madh, që ka për t’ju përfshirë të gjithëve dhe gjithçka. Atë ditë, toka dhe gjithçka mbi të do të përplasen dhe tronditen fort, aq sa çdo gjë do të kthehet në pluhur dhe toka do të jetë e shtrirë, pa gropa dhe pa male në të. Atë ditë, do të vijë Allahu i Madhëruar përmes hijeve të reve, do të vijnë melekët e mëdhenj dhe të nderuar dhe të gjithë banorët e qiellit do të vendosen në rreshta të rregullt. Melekët e çdo qielli do të vendosen në rreshtat e tyre, duke përfshirë krijesat poshtë tyre. Këto rreshta manifestojnë nënshtrimin dhe përuljen para pushtetit suprem të të Madhëruarit dhe Mbretëruesit të Plotpushtetshëm.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Fexhr • Ajet 21 E ardhshme El-Fexhr • Ajet 23