Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Fexhr — Ajet 23 (Shqip) — Video

El-Fexhr • Ajet 23 nga 30 • Shqip


وَجِيءَ يَوْمَئِذٍ بِجَهَنَّمَ ۚ يَوْمَئِذٍ يَتَذَكَّرُ الْإِنْسَانُ وَأَنَّىٰ لَهُ الذِّكْرَىٰ 23
Përkthim:
dhe atë Ditë kur afrohet (prezentohet) skëterra; atëherë njeriu do të kujtohet – por ç’dobi?! El-Fexhr 89:23
Tefsiri:

Atë ditë do të sillet Xhehenemi

(para krijesave).

Atë ditë, njeriu do të ndërgjegjësohet, por si do t’i vlejë ky ndërgjegjësim atij? -

Xhehenemi do të tërhiqet me zinxhirë nga melekët, atë ditë të vështirë dhe të madhe. Njeriu do të shohë për të gjetur ndonjë vepër të mirë, nëpërmjet së cilës të shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut të Madhëruar. Të mirat dhe të këqijat do të dalin në shesh dhe njeriu do të shohë qartë se çfarë ka përgatitur për atë ditë. Atëherë, ai do të dëshirojë që të kthehet në dynja dhe të bëjë vepra të mira, por kurrë nuk do të mund të kthehet. Koha e pendimit mbaroi me dynjanë. Kështu, i dëshpëruar, njeriu do të thotë në dënesë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Fexhr • Ajet 22 E ardhshme El-Fexhr • Ajet 24