Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 106 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 106 nga 129 • Shqip


وَآخَرُونَ مُرْجَوْنَ لِأَمْرِ اللَّهِ إِمَّا يُعَذِّبُهُمْ وَإِمَّا يَتُوبُ عَلَيْهِمْ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ 106
Përkthim:
E ka edhe të tjerë, të cilët shpresojnë urdhërin e Perëndisë, - që ose do t’i dënojë ata, ose do t’ua pranojë pendimin – Dhe Perëndia, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm. Et-Teube 9:106
Tefsiri:
Ka (edhe)të tjerë, që janë lënë në pritje të urdhërit të Allahut, nëse do t’i dënojë apo do t’ua pranojë pendimin. Allahu e di mirë gjendjen e tyre dhe e di ç’bën me ta. -

Ka edhe të tjerë që e vonojnë zbatimin e urdhrave të Zotit. Për këta, Allahu i Lartësuar na njofton se, ose do t'i ndëshkojë, ose do t'ua pranojë pendimin. Ky ajet është një kërcënim i ashpër dhe i frikshëm për ata që i bëjnë bisht urdhrit të Zotit dhe një ftesë për pendim nga kjo rrugë e dënueshme. Pastaj, Ai përsëri u kujton robërve të Tij se është i Gjithëditur e i Urtë. Allahu është i Gjithëditur për gjendjen e robërve , për motivet dhe qëllimet e tyre. Allahu është Hakim - i Urtë, që e vendos çdo gjë në vendin e vet dhe i jep hakun që i takon. Nëse urtësia e Tij e kërkon që t'i falë, Ai i fal, duke ua pranuar pendimin. Por nëse e kërkon që të mos u japë sukses për t'u penduar, ashtu bëhet, sepse Allahu është Sunduesi i gjithçkaje dhe vepron gjithçka që dëshiron, sipas urtësisë së Tij.
Shko te videoja e plotë e sures