Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 120 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 120 nga 129 • Shqip


مَا كَانَ لِأَهْلِ الْمَدِينَةِ وَمَنْ حَوْلَهُمْ مِنَ الْأَعْرَابِ أَنْ يَتَخَلَّفُوا عَنْ رَسُولِ اللَّهِ وَلَا يَرْغَبُوا بِأَنْفُسِهِمْ عَنْ نَفْسِهِ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ لَا يُصِيبُهُمْ ظَمَأٌ وَلَا نَصَبٌ وَلَا مَخْمَصَةٌ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَلَا يَطَئُونَ مَوْطِئًا يَغِيظُ الْكُفَّارَ وَلَا يَنَالُونَ مِنْ عَدُوٍّ نَيْلًا إِلَّا كُتِبَ لَهُمْ بِهِ عَمَلٌ صَالِحٌ ۚ إِنَّ اللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجْرَ الْمُحْسِنِينَ 120
Përkthim:
Banorët e Medinës dhe beduinët që janë rreth saj, nuk është e drejtë të mungojnë (nga ushtria) pas Pejgamberit të Perëndisë, as të kursejnë jetën e tyre prej jetë së tij, sepse ata që janë në rrugën e Perëndisë – nuk do t’i godas as etja, as lodhja, as uria, e as që do të shkelin në ndonjë vend, që do t’i zemrojë mohuesit, as që do t’i gjejë gjë nga ana e armikut, e që ajo të mos iu shkruhet atyre si vepër e mirë. Me të vërtetë, Perëndia, bamirësve nuk do t’ua humbë shpërblimin. Et-Teube 9:120
Tefsiri:
Allahu i Lartësuar në këtë ajet i nxit për diçka të rëndësishme banorët e Medinës, ensarë e muhaxhirë, por edhe beduinët që pranuan Islamin dhe u përmirësuan:Nuk do të ishte me vend për banorët e Medines e as për beduinët përreth, që të mos e ndiqnin pas të Dërguarin e Allahut dhe të kursenin veten, në vend të atij. -

Kjo vepër e shëmtuar nuk është e pranueshme e nuk duhet të ketë lidhje me ta. Ata duhet të qëndrojnë shumë më lart. Si mund të kënaqen besimtarët me rehatinë dhe qetësinë e tyre, kur i Dërguari fisnik u del në ballë përgjegjësive të mëdha?! Ai duhet të mbështetet patjetër nga umeti i tij. Ndihma ndaj Profetit është më parësore sesa rehatia dhe interesi personal. Çdo besimtar duhet të sakrifikojë gjithçka personale, në vend të Profetit të nderuar dhe fisnik të Zotit. Shenjë treguese e dashurisë dhe respektit për Profetin është që kurrë të mos i shmangesh kur ai kërkon angazhimin tënd. Ky është besimi i plotë te Profeti i Zotit. Pastaj i Lartësuari përmend shpërblimin e madh:Nuk do të ishte me vend, sepse sa herë që ata i kapte etja, lodhja dhe uria në rrugën e Allahut, sa herë që shkelnin ndonjë rrugë që i hidhëronte jobesimtarët, sa herë që arrinin çfarëdolloj fitoreje kundër armikut - të gjitha këto do t’u shkruhen si vepra të mira. -

Luftëtarët marrin shpërblim të madh për çdo vështirësi, lodhje apo uri, që heqin në rrugën e Zotit. Për çdo sulm apo goditje që tmerron jobesimtarët dhe për çdo plaçkë lufte të fituar, ka shpërblim të madh. Ky shpërblim vjen nga veprat që bëhen sipas imanit në zemër.

Allahu nuk ua humb shpërblimin vepërmirëve. -

Ata u treguan bamirës duke nxituar të përmbushnin urdhëresat e Zotit. Ata ishin bamirës duke e përkryer adhurimin ndaj Zotit të tyre, por edhe duke respektuar të drejtat ndaj krijesave të Zotit. Veprat e mira janë produkt i besimit dhe sjellin njëra-tjetrën. E mira i tërheq drejt të mirës, dhe kështu vazhdojnë derisa të arrijnë të mirën e përjetshme.
Shko te videoja e plotë e sures