Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 121 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 121 nga 129 • Shqip


وَلَا يُنْفِقُونَ نَفَقَةً صَغِيرَةً وَلَا كَبِيرَةً وَلَا يَقْطَعُونَ وَادِيًا إِلَّا كُتِبَ لَهُمْ لِيَجْزِيَهُمُ اللَّهُ أَحْسَنَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ 121
Përkthim:
dhe nuk do të japin kontribut as të vogël as të madh, as nuk do të kapërcejnë kurrfarë lugine e që ajo të mos u shënohet atyre. Le t’i shpërblen Perëndia, ata më mirë se që kanë punuar! Et-Teube 9:121
Tefsiri:
Çdo herë që ata do të bënin ndonjë shpenzim në rrugën e Allahut - të vogël ose të madh - dhe sa herë që do të kapërcenin ndonjë luginë, atyre do t’u regjistrohej, që Allahu t’i shpërblejë më së miri për veprën e tyre. -

Për çdo shpenzim dhe lodhje në rrugëtimin drejt luftës, atyre u shkruhet shpërblim i madh. Allahu i Madhëruar do t'i shpërblejë më së miri për veprën e tyre. Sigurisht, ndër veprat e tyre më të mira ishin pikërisht ato që janë përmendur në ajet. Ato ishin vepra të sinqerta për Zotin, por edhe korrekte sipas porosive të Tij. Këto ajete janë frymëzim dhe motivim për shpirtin e besimtarit, për këtë vepër kaq madhështore, siç është xhihadi në rrugën e Zotit. Është durimi ndaj vështirësive dhe llogaritja e shpërblimit që e ngre njeriun në grada. Shpërblimi fitohet jo vetëm për veprat e mira, por edhe për gjurmët dhe efektet pozitive që ato lënë pas. Më pas, Allahu i Lartësuar sqaron besimtarët se si duhet të veprojnë:
Shko te videoja e plotë e sures