Mos vallë keni frikë prej tyre? Është Allahu Ai që e meriton më shumë që ju t’i frikësoheni, nëse jeni besimtarë. -
Mos vallë, i keni frikë, që nuk i luftoni?! Nëse jeni besimtarë të vërtetë, duhet t'i frikësoheni më shumë Allahut të Madhërishëm. Frika ndaj Tij tregohet me zbatimin e urdhrave të Tij. Ai ju urdhëron që të luftoni kundër tyre, madje e përforcon shumë këtë urdhër. Nëse jeni besimtarë, atëherë duhet të zbatoni këtë urdhër. Ju, si besimtarë që jeni, nuk lejohet t'i frikësoheni askujt dhe ta lini pa zbatuar këtë urdhër të Allahut. Në vijim, i Madhëruari urdhëron për luftë kundër tyre dhe përmend mirësitë e shumta që vijnë me zbatimin e këtij urdhri. Të gjitha këto shërbejnë si inkurajim, që të gjallërojnë vullnetin e besimtarëve për luftë kundër armikut të tyre. I Lartësuari thotë: