Luftojini ata, që Allahu t’i ndëshkojë ashpër me duart tuaja, t’i poshtërojë, t’ju dhurojë fitoren mbi ta,... -
Allahu do t’i ndëshkojë ata me duart tuaja, duke i vrarë e shfarosur. Ata do të vuajnë ndëshkimin dhe poshtërimin kur të shohin triumfin tuaj, të dhuruar nga Allahu. Ata e meritojnë plotësisht të poshtërohen dhe që të përdoret çdo mënyrë për të arritur këtë qëllim. Dhe, vërtet, Allahu i Madhëruar e bëri realitet premtimin e dhënë Profetit. Ai u dha fitoren besimtarëve. Përmes kësaj fitoreje, Allahu shëroi dhe qetësoi zemrat e besimtarëve: