Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 44 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 44 nga 129 • Shqip


لَا يَسْتَأْذِنُكَ الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ أَنْ يُجَاهِدُوا بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنْفُسِهِمْ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ بِالْمُتَّقِينَ 44
Përkthim:
Nga ti nuk do të kërkojnë leje (të mungojnë), për të luftuar me pasurinë dhe trupin e tyre, ata që besojnë në Perëndinë dhe Ditën e Kijametit. E, Perëndia i di mirë ata që ruhen nga mëkatet. Et-Teube 9:44
Tefsiri:

Ata që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, nuk kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe me vetet e tyre. -

Besimtarët nuk do të kërkonin kurrë leje që të mos vinin në luftë, qoftë me pasurinë, qoftë me veten e tyre, sepse ata kanë në zemër dëshirën për të mirën dhe për shpërblim nga Allahu. Pikërisht kjo dëshirë e fortë dhe besimi i tyre i sinqertë i bën të kërkojnë me ngulm që të marrin pjesë në xhihad, pa qenë e nevojshme që dikush t’i nxisë për këtë.

Allahu i di mirë të devotshmit. -

Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur për të devotshmit, prandaj ka për t’i shpërblyer ata për çdo gjë të mirë që bëjnë. Allahu i Lartësuar e di shumë mirë se ndër shenjat e të devotshmëve është që ata kurrë nuk kërkojnë leje që t’i bëjnë bisht xhihadit. Përkundrazi, ata që duan t’i shmangen luftës për të lartësuar fjalën e Allahut janë të tjerë njerëz, me cilësi të tjera:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Teube • Ajet 43 E ardhshme Et-Teube • Ajet 45