Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 45 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 45 nga 129 • Shqip


إِنَّمَا يَسْتَأْذِنُكَ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَارْتَابَتْ قُلُوبُهُمْ فَهُمْ فِي رَيْبِهِمْ يَتَرَدَّدُونَ 45
Përkthim:
Nga ti do të kërkojnë leje, vetëm ata që nuk besojnë në Perëndinë dhe Ditën e Kijametit dhe zemrat e atyre që dyshojnë. Ata, luhaten në dyshimin e vet. Et-Teube 9:45
Tefsiri:
Leje kërkojnë vetëm ata që nuk besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, ata, në zemrat e të cilëve ka pasiguri dhe enden në dyshimet e tyre. -

Së pari, janë ata të cilët nuk kanë besim të plotë. Së dyti, ata nuk kanë siguri të plotë rreth premtimit të Allahut të Lartësuar dhe gjithçkaje që lidhet me të. Duke mos pasur iman të plotë dhe as siguri në premtimin e Zotit, atëherë vullneti dhe ambicia për të bërë vepra të mira janë të mangëta. Ata kërkojnë leje për t’u larguar nga lufta, sepse nuk e përballojnë dot atë. Allahu i Lartësuar thotë që: "ata enden në dyshimet e tyre." - Ata vazhdojnë të jenë në dyshime, të lëkundur dhe të çoroditur, me iman të dobët dhe siguri të vogël.
Shko te videoja e plotë e sures