Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 49 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 49 nga 129 • Shqip


وَمِنْهُمْ مَنْ يَقُولُ ائْذَنْ لِي وَلَا تَفْتِنِّي ۚ أَلَا فِي الْفِتْنَةِ سَقَطُوا ۗ وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمُحِيطَةٌ بِالْكَافِرِينَ 49
Përkthim:
Disa prej tyre thonë: “Më lejo (të mungoj në luftë) dhe mos më ço në sprovë!” Qe, ata, ranë pikërisht në sprovë. Me të vërtetë, skëterra i përfshinë mohuesit. Et-Teube 9:49
Tefsiri:

Prej tyre ka edhe të tillë që thonë: “Më jep leje e mos më sprovo!” -

Ka munafikë që të kërkojnë leje për të mos marrë pjesë në luftë, me një justifikim të çuditshëm duke thënë: “Me jep leje e mos më sprovo! Domethënë, më jep leje mua, që të mos marr pjesë në luftë, sepse atje do të përballem me gratë e Beni Asfer, dhe unë nuk i përballoj dot ato.” Kështu tha El Xhed Ibn Kajsi (Allahu e poshtëroftë dhe e shëmtoftë!). Duke qenë hipokrit, ai pretendoi se kishte qëllim të mirë në vetvete. Nëse marr pjesë në këtë luftë, - pretendonte ai, - unë do të përballem me një sprovë të vështirë, prandaj unë dua vetëm që t'i ruhem të keqes. Por Allahu i Madhëruar i demaskon këta lloj njerëzish, duke thënë:

Por ata tashmë kanë rënë në sprovë -

Edhe nëse e marrim si të mirëqenë pretendimin e tyre, ai është i gabuar, sepse shmangia nga lufta është e keqe më e madhe. E ku ka ligësi më të madhe sesa mosbindja ndaj Allahut dhe ndaj të Dërguarit të Tij?! Paturpësia për të rënë në këtë gjynah të madh është vepër shumë e rëndë. Nga ana tjetër, lufta me vështirësitë e saj nuk mund të krahasohet me shpërfilljen e kushtrimit të Zotit dhe të Profetit dhe dëmet që ai shkakton. Aq më tepër që ‘sprova’ e supozuar prej tyre nuk ishte e sigurt se do të ndodhte. Por edhe sikur të ishte e sigurt, ajo duhej përballuar ashtu si çdo sprovë tjetër që i shoqëron ndonjëherë adhurimet ndaj Zotit. Prandaj i Madhëruari i kërcënon ata, duke thënë:

dhe Xhehenemi do t'i rrethojë mohuesit

(në të gjitha anët). - Ata nuk mund t’i shpëtojnë Xhehenemit dhe askush nuk mund t'i çlirojë e mbrojë ata prej tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Teube • Ajet 48 E ardhshme Et-Teube • Ajet 50