Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 50 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 50 nga 129 • Shqip


إِنْ تُصِبْكَ حَسَنَةٌ تَسُؤْهُمْ ۖ وَإِنْ تُصِبْكَ مُصِيبَةٌ يَقُولُوا قَدْ أَخَذْنَا أَمْرَنَا مِنْ قَبْلُ وَيَتَوَلَّوْا وَهُمْ فَرِحُونَ 50
Përkthim:
Nëse të gjen ty ndonjë e mirë, ata hidhërohen, e nëse të godet ndonjë e keqe, ata thonë: “Na, edhe më parë kemi qenë të matur, dhe kthehen te të vetët me gëzim. Et-Teube 9:50
Tefsiri:
Nëse ty të vjen ndonjë e mirë, ata trishtohen e nëse të godet ndonjë e fatkeqësi, ata thonë “Ne kemi qenë të kujdesshëm për çështjen tonë edhe më parë.” dhe kthehen të gëzuar. -

Në këto ajete Allahu i Madhëruar na qartëson se munafikët janë armiqtë dhe urrejtësit më të mëdhenj të fesë dhe besimtarëve të vërtetë. Kur besimtarët sprovohen, ata gëzohen, madje thonë: “Ne jemi treguar të kujdesshëm dhe kemi marrë vendimin e drejtë, që na shpëtoi nga të tilla sprova dhe dhimbje.” Pas këtyre fjalëve, ata kthejnë shpinën të kënaqur. Ata gëzohen me dhimbjet që heqin besimtarët dhe që vetë “shpëtuan” prej tyre. Por Allahu i Madhëruar na mëson si t'ua kthejmë përgjigjen atyre:
Shko te videoja e plotë e sures