Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 58 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 58 nga 129 • Shqip


وَمِنْهُمْ مَنْ يَلْمِزُكَ فِي الصَّدَقَاتِ فَإِنْ أُعْطُوا مِنْهَا رَضُوا وَإِنْ لَمْ يُعْطَوْا مِنْهَا إِذَا هُمْ يَسْخَطُونَ 58
Përkthim:
Ke edhe të tillë që të qortojnë për shkak të ndarjes së lëmoshës. Nëse u jepet ajo – janë të kënaqur, e nëse nuk u jepet, përnjëherësh zemërohen. Et-Teube 9:58
Tefsiri:

Disa prej tyre të përflasin për ndarjen e lëmoshës. Nëse u jepet atyre, ata mbesin të kënaqur e nëse nuk u jepet, ata zemërohen. -

Prej munafikëve ka të tillë që të kundërshtojnë për mënyrën tënde të shpërndarjes së sadakave. Ky kundërshtim nuk bëhet për motive të drejta dhe as me ndonjë gjykim të pjekur. Qëllimi i tyre është thjesht që të përfitojnë edhe ata. I Lavdëruari thotë: “Nëse u jepet atyre, ata mbesin të kënaqur e nëse nuk u jepet, ata zemërohen.” Kjo sjellje nuk ka lidhje me adhuruesit e sinqertë. Kënaqësia dhe zemërimi nuk duhet të lidhen me përmbushjen ose jo të dëshirave të vetes. Dëshira për mirësitë e kësaj bote nuk mund të jetë udhërrëfyesi i robit të sinqertë në qëndrimet që ai duhet të mbajë dhe gjykimet që duhet të pranojë. Përkundrazi, prirjet, dëshirat, qëndrimet dhe gjykimet e njeriut duhet të udhëhiqen nga qëllimet e mira dhe kënaqësia e Zotit, ashtu sikurse ka thënë Profeti: "Askush nga ju nuk beson, derisa dëshirat e tij t'i nënshtrohen dhe të pasojnë udhëzimin që unë e solla nga Zoti im."
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Teube • Ajet 57 E ardhshme Et-Teube • Ajet 59