edhe i Dërguari i Tij. Vetëm tek Allahu i varim shpresat tona.” -
Nëse ata do të kënaqeshin me gjykimin e Zotit dhe Profetit dhe me atë pjesë që ishte ndarë për ta, pak apo shumë qoftë ajo, dhe të thoshin: "Na mjafton Allahu dhe jemi të kënaqur me atë që Ai ka përcaktuar për ne”, - dhe nga ana tjetër të shpresonin në bujarinë dhe bamirësinë e Tij, duke thënë: “Do të na furnizojë Allahu me të mirat e Tij, po kështu (do të na japë) edhe i Dërguari i Tij", - do të ishte më mirë për ta. Ata duhet të thonë: "Vetëm tek Allahu i varim shpresat tona." Ata duhet të shpresojnë me përunjësi nga Allahu çdo gjë që u sjell dobi e mirësi, dhe largimin e çdo të keqeje që i dëmton. Nëse do të vepronin në këtë mënyrë, do të ishin të ruajtur e do të shpëtonin nga hipokrizia. Me dorëzim të plotë tek Allahu dhe shpresë të sinqertë tek Ai, do të udhëzoheshin në besimin e drejtë dhe do të ngriheshin në grada të larta. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon mënyrën e shpërndarjes së zekatit: