Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 66 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 66 nga 129 • Shqip


لَا تَعْتَذِرُوا قَدْ كَفَرْتُمْ بَعْدَ إِيمَانِكُمْ ۚ إِنْ نَعْفُ عَنْ طَائِفَةٍ مِنْكُمْ نُعَذِّبْ طَائِفَةً بِأَنَّهُمْ كَانُوا مُجْرِمِينَ 66
Përkthim:
Mos u arsyetohuni! Se, ju, mohuat fenë, pasi që patët besuar. Nëse Ne e falim një grup tuajin, do ta ndëshkojmë grupin tjetër, ngase ishin mëkatarë. Et-Teube 9:66
Tefsiri:

Mos nxirrni justifikime! Ju keni mohuar pas besimit tuaj. Nëse i falim disa nga ju, të tjerët do t'i dënojmë, sepse janë keqbërës. -

Ajeti tregon se çdokush që fsheh në gjoks ndjenja dhe sidomos plane e tallje kundër fesë, ta dijë se Allahu i Madhëruar ka për ta turpëruar dhe ka për ta ndëshkuar me më të madhin ndëshkim. Çdokush që tallet me ndonjë gjë prej Librit të Zotit ose traditës së Profetit të Tij, ai është mohues i Allahut të Madhëruar. Por ajetet tregojnë, gjithashtu, se pendimi është i pranueshëm, për çfarëdolloj gjynahu dhe sado i madh qoftë ai.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Teube • Ajet 65 E ardhshme Et-Teube • Ajet 67