Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 67 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 67 nga 129 • Shqip


الْمُنَافِقُونَ وَالْمُنَافِقَاتُ بَعْضُهُمْ مِنْ بَعْضٍ ۚ يَأْمُرُونَ بِالْمُنْكَرِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمَعْرُوفِ وَيَقْبِضُونَ أَيْدِيَهُمْ ۚ نَسُوا اللَّهَ فَنَسِيَهُمْ ۗ إِنَّ الْمُنَافِقِينَ هُمُ الْفَاسِقُونَ 67
Përkthim:
Hipokritët dhe hipokritet janë të ngjashëm me njëri-tjetrin: kërkojnë që të bëhen vepra të këqia e pengojnë të mirat dhe janë duarshtrënguar (koprracë). Ata kanë harruar Perëndinë, por edhe Ai, i harron ata (i la pa dhuratë, si të ishin të harruar). Me të vërtetë, hipokritët janë mëkatarë. Et-Teube 9:67
Tefsiri:

Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri tjetri: urdhërojnë për ligësi, ndalojnë nga e mira dhe janë dorështrënguar. -

Munafikët janë pjesë e njëri-tjetrit, sepse ata i bashkon hipokrizia dhe miqësia me njëri-tjetrin. Ajeti tregon që besimtarët nuk duhet të lidhin miqësi dhe aleancë me munafikët. Pastaj i Madhëruari bën një përshkrim të përgjithshëm të munafikëve. Së pari, ata urdhërojnë për ligësi, që nënkupton: mohimin e Zotit dhe asaj që Ai ka urdhëruar të besohet e pasohet; shkeljen e kufijve të Zotit dhe mosbindjen ndaj Tij; shkeljen e urdhrave të Zotit. Së dyti, ata ndalojnë nga të mirat, që nënkupton besimin e drejtë dhe të sinqertë, moralin e lartë dhe veprat e mira dhe të sinqerta. Së treti, ata janë dorështrënguar, domethënë nuk shpenzojnë për bamirësi. Ajo që i përmbledh të gjitha këto cilësi të ulta, - që është edhe shkaktarja e tyre, - është cilësia e radhës:

Ata e kanë harruar Allahun, prandaj Ai i ka harruar ata. -

Ata e kujtojnë Allahun shumë pak, prandaj edhe Ai i ka lënë të harruar ata, duke i përjashtuar nga mëshira e Vet. Prej kësaj, ata nuk kanë sukses të bëjnë vepra të mira dhe kurrë nuk kanë për të hyrë në Xhenet. Madje, ata do të braktisen e harrohen në shtresën më të ulët të zjarrit përjetësisht.

Nuk ka dyshim se hipokritët janë të pabindur. -

Duket sikur i Madhëruari e kufizon prishjen e mosbindjen (fisk) vetëm te munafikët, por kjo nuk do të thotë se nuk ka të tjerë që janë të prishur e të pabindur. Përkundrazi, kjo bëhet vetëm për të treguar se ‘prishja’ e munafikëve është shumë më e madhe se e të tjerëve, prandaj edhe ndëshkimi i tyre do të jetë më i madh se i të tjerëve. Arsye tjetër është se besimtarët sprovohen më shumë prej tyre, sepse ata gjenden mes radhëve të besimtarëve dhe ruajtja prej tyre është shumë më e vështirë se ruajtja nga të tjerët.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Teube • Ajet 66 E ardhshme Et-Teube • Ajet 68