Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 70 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 70 nga 129 • Shqip


أَلَمْ يَأْتِهِمْ نَبَأُ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ قَوْمِ نُوحٍ وَعَادٍ وَثَمُودَ وَقَوْمِ إِبْرَاهِيمَ وَأَصْحَابِ مَدْيَنَ وَالْمُؤْتَفِكَاتِ ۚ أَتَتْهُمْ رُسُلُهُمْ بِالْبَيِّنَاتِ ۖ فَمَا كَانَ اللَّهُ لِيَظْلِمَهُمْ وَلَٰكِنْ كَانُوا أَنْفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ 70
Përkthim:
A nuk u erdh lajmi për ata që ishin para tyre: për popullin e Nuhit, për popullin e Adit dhe Themudit, për popullin e Ibrahimit, për banorët e Medjenit dhe për ata që janë dënuar me shkatërrim. Pejgamberët e tyre – u sollën dokumente të qarta. Perëndia nuk iu bëri zullum, por ata vetvetes i bënë zullum. Et-Teube 9:70
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Et-Teube 9:69
Ashtu si ata para jush të cilët ishin më të fuqishëm se ju, kishin më shumë pasuri e fëmijë dhe u kënaqën me çfarë u takoi, edhe ju kaluat pjesën tuaj të kënaqësisë dhe u zhytët në kotësi si ata. Veprat e tyre janë të pavlera në këtë jetë dhe në jetën tjetër dhe pikërisht këta janë të dëshpëruarit. A nuk u ka mbërritur historia e atyre që ishin më herët, populli i Nuhut, i Adit dhe Themudit, populli i Ibrahimit, i Medjenit dhe i qyteteve të përmbysura - atyre u erdhën të dërguarit me argumente të qarta. Allahu nuk u bëri asnjë padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetes. -

Allahu i Madhëruar kërcënon munafikët me të njëjtin ndëshkim me të cilin goditi popujt e mëparshëm, që i kundërshtuan profetët dhe shpalljet e Zotit të tyre, si popullin e Nuhut, të Adit, të Themudit, popullin e Ibrahimit, Medjenit dhe Mu'tefikatit. Mu'tefikati ishte populli që banonte në fshatrat e popullit të Lutit. Të gjithë këtyre u erdhën të dërguarit me argumente të qarta, të vërteta dhe të shndritshme si dielli. Por ata i kundërshtuan, prandaj u përfshinë nga ndëshkimet që na janë treguar. Kujdes, pra, o munafikë të mjerë, se edhe veprat tuaja janë të ngjashme me të tyret, prandaj ju pret i njëjti ndëshkim si ata. Ju u dëfryet të shfrenuar me mirësitë e kësaj bote, duke i përdorur ato jo për qëllimet që kërkon Zoti, por për kundërshtime e gjynahe ndaj Zotit. Ju, ashtu si popujt e shkatërruar, u zhytët në poshtërsira e kufër, e përqafuat të kotën dhe luftuat kundër të vërtetës së Zotit, prandaj meritoni ndëshkimin, ashtu sikurse edhe popujt para jush. Ndërsa nga ana tjetër qëndrojnë besimtarët. Ata, - edhe pse kënaqen me mirësitë e kësaj bote, që Zoti u jep, - ndryshe nga mohuesit dhe munafikët, këto kënaqësi i shfrytëzojnë për të shtuar edhe më shumë bindjen ndaj Zotit dhe adhurimin ndaj Tij. Ata janë të ekulibruar në kënaqësitë e kësaj bote, duke u kufizuar në hallallin e Zotit dhe në qëllimin e mirë për t’u forcuar edhe më shumë në shërbimin ndaj Zotit. Ndërsa dituria e tyre është dituria e trashëguar me besnikëri nga profetët e Zotit. Përmes kësaj diturie, ata arrijnë gradën e jakin-it, që është siguria e plotë në të gjitha çështjet e larta dhe madhore që krijesat e Zotit duhet të dinë. Ata e mbrojnë të vërtetën e Zotit, duke e lartësuar atë në përballje me të kotën. Gjithashtu, ndëshkimi i të Lartësuarit për mohuesit e së vërtetës nuk është aspak padrejtësi ndaj tyre. Janë ata që i bëjnë padrejtësi vetvetes, duke bërë gjynahe dhe duke kundërshtuar profetët, si çdo arrogant tjetër.
Shko te videoja e plotë e sures