Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 69 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 69 nga 129 • Shqip


كَالَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ كَانُوا أَشَدَّ مِنْكُمْ قُوَّةً وَأَكْثَرَ أَمْوَالًا وَأَوْلَادًا فَاسْتَمْتَعُوا بِخَلَاقِهِمْ فَاسْتَمْتَعْتُمْ بِخَلَاقِكُمْ كَمَا اسْتَمْتَعَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ بِخَلَاقِهِمْ وَخُضْتُمْ كَالَّذِي خَاضُوا ۚ أُولَٰئِكَ حَبِطَتْ أَعْمَالُهُمْ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ ۖ وَأُولَٰئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ 69
Përkthim:
(Ju jini) si ata para jush! Ata kanë qenë më të fortë se ju, kanë pasur më shumë pasuri dhe fëmijë. Ata janë kënaqurme veprat e veta (të kësaj bote), andaj edhe ju jeni kënaqur me veprën tuaj, ashtu siç janë kënaqur me veprën e vet ata para jush; edhe ju jeni dhënë pas të këqiave, ashtu siç ishin dhënë edhe ata. Ata janë, veprat e të cilëve do t’u zhduken në këtë botë dhe në tjetrën; ata janë të shkatërruar. Et-Teube 9:69
Tefsiri:
Ashtu si ata para jush të cilët ishin më të fuqishëm se ju, kishin më shumë pasuri e fëmijë dhe u kënaqën me çfarë u takoi, edhe ju kaluat pjesën tuaj të kënaqësisë dhe u zhytët në kotësi si ata. Veprat e tyre janë të pavlera në këtë jetë dhe në jetën tjetër dhe pikërisht këta janë të dëshpëruarit. A nuk u ka mbërritur historia e atyre që ishin më herët, populli i Nuhut, i Adit dhe Themudit, populli i Ibrahimit, i Medjenit dhe i qyteteve të përmbysura - atyre u erdhën të dërguarit me argumente të qarta. Allahu nuk u bëri asnjë padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetes. -

Allahu i Madhëruar kërcënon munafikët me të njëjtin ndëshkim me të cilin goditi popujt e mëparshëm, që i kundërshtuan profetët dhe shpalljet e Zotit të tyre, si popullin e Nuhut, të Adit, të Themudit, popullin e Ibrahimit, Medjenit dhe Mu'tefikatit. Mu'tefikati ishte populli që banonte në fshatrat e popullit të Lutit. Të gjithë këtyre u erdhën të dërguarit me argumente të qarta, të vërteta dhe të shndritshme si dielli. Por ata i kundërshtuan, prandaj u përfshinë nga ndëshkimet që na janë treguar. Kujdes, pra, o munafikë të mjerë, se edhe veprat tuaja janë të ngjashme me të tyret, prandaj ju pret i njëjti ndëshkim si ata. Ju u dëfryet të shfrenuar me mirësitë e kësaj bote, duke i përdorur ato jo për qëllimet që kërkon Zoti, por për kundërshtime e gjynahe ndaj Zotit. Ju, ashtu si popujt e shkatërruar, u zhytët në poshtërsira e kufër, e përqafuat të kotën dhe luftuat kundër të vërtetës së Zotit, prandaj meritoni ndëshkimin, ashtu sikurse edhe popujt para jush. Ndërsa nga ana tjetër qëndrojnë besimtarët. Ata, - edhe pse kënaqen me mirësitë e kësaj bote, që Zoti u jep, - ndryshe nga mohuesit dhe munafikët, këto kënaqësi i shfrytëzojnë për të shtuar edhe më shumë bindjen ndaj Zotit dhe adhurimin ndaj Tij. Ata janë të ekulibruar në kënaqësitë e kësaj bote, duke u kufizuar në hallallin e Zotit dhe në qëllimin e mirë për t’u forcuar edhe më shumë në shërbimin ndaj Zotit. Ndërsa dituria e tyre është dituria e trashëguar me besnikëri nga profetët e Zotit. Përmes kësaj diturie, ata arrijnë gradën e jakin-it, që është siguria e plotë në të gjitha çështjet e larta dhe madhore që krijesat e Zotit duhet të dinë. Ata e mbrojnë të vërtetën e Zotit, duke e lartësuar atë në përballje me të kotën. Gjithashtu, ndëshkimi i të Lartësuarit për mohuesit e së vërtetës nuk është aspak padrejtësi ndaj tyre. Janë ata që i bëjnë padrejtësi vetvetes, duke bërë gjynahe dhe duke kundërshtuar profetët, si çdo arrogant tjetër.
Shko te videoja e plotë e sures