Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 80 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 80 nga 129 • Shqip


اسْتَغْفِرْ لَهُمْ أَوْ لَا تَسْتَغْفِرْ لَهُمْ إِنْ تَسْتَغْفِرْ لَهُمْ سَبْعِينَ مَرَّةً فَلَنْ يَغْفِرَ اللَّهُ لَهُمْ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَفَرُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ ۗ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ 80
Përkthim:
U lute ti për ta ose nuk u lute, (njësoj është). Nëe ti do të kërkosh falje për ta edhe shtatëdhjetë herë, Perëndia nuk do t’i falë. Kjo është për shkak se ata e mohuan Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij. E, Perëndia, nuk e udhëzon në rrugë të mbarë popullin ngatërrestarë. Et-Teube 9:80
Tefsiri:

Kërko falje për ta ose mos kërko, por edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, Allahu nuk do t’i falë,... -

Ky ajet tregon se, sado që të kërkosh falje për munafikët, Allahu i Madhëruar nuk ka për t'i falur ata. Qëllimi nuk është te numri i herëve. Domethënë, edhe nëse kërkon falje më shumë se shtatëdhjetë herë, Allahu i Madhëruar përsëri nuk ka për t’i falur ata. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: "Njëlloj është - kërkon apo nuk kërkon falje për ta, sepse Allahu nuk ka për t’i falur kurrsesi. Allahu nuk i udhëzon ata që i shkelin kufijtë." [Munafikun 6]. Pastaj i Madhëruari tregon shkakun e mospranimit të istigfar-it dhe lutjeve për ta:

...sepse ata kanë mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. -

Mohuesit nuk i sjellin asnjë dobi lutjet e të tjerëve. Edhe veprat e tij janë të papranueshme, përderisa vazhdon të jetë kafirdhe vdes si i tillë.

Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që shkelin kufijtë. -

El Fasikin janë të shfrenuarit. Kështu quhen ata që kalimi i kufijve të Allahut u është bërë cilësi e pandashme. Ata nuk pranojnë kurrsesi që të largohen nga kjo rrugë dhe nuk e ndërrojnë atë me asgjë tjetër. Veprojnë kështu, sepse janë zhytur tërësisht në shfrenimin e tyre. Kur u vjen e vërteta e qartë e Allahut, ata nuk e pranojnë, madje e refuzojnë me forcë. Për këtë arsye, i Madhëruari - me urtësinë dhe drejtësinë e Tij - i ndëshkon ata, duke i privuar nga udhëzimi, dhe atëherë ata kurrë nuk mund ta gjejnë më rrugën e drejtë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Teube • Ajet 79 E ardhshme Et-Teube • Ajet 81