Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 84 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 84 nga 129 • Shqip


وَلَا تُصَلِّ عَلَىٰ أَحَدٍ مِنْهُمْ مَاتَ أَبَدًا وَلَا تَقُمْ عَلَىٰ قَبْرِهِ ۖ إِنَّهُمْ كَفَرُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَمَاتُوا وَهُمْ فَاسِقُونَ 84
Përkthim:
Askujt prej hipokritëve kur të vdesin, mos ia fal xhenazën, as mos rri afër varrit të tij, sepse ata e kanë mohuar Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij dhe kanë vdekur si ngatërrestarë. Et-Teube 9:84
Tefsiri:

Asnjërit prej tyre mos ia fal namazin kur të vdesin e as mos u qëndro pranë varrit,... -

Kuptimi: Mos ua fal namazin e xhenazes munafikëve dhe as mos qëndro te varri për t’u lutur për ta. Namazi dhe lutja për ta është ndërmjetësim, dhe dihet mirë se ndëmjetësimi për ta është i pavlefshëm.

...sepse ata kanë mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe kanë vdekur si mohues! -

Duhet kuptuar mirë se, çdokujt që vdes si mohues nuk i vlen asnjë lloj ndërmjetësimi. Në këto ajete ka mësime dhe qortim edhe për të tjerët. Ato janë kërcënim i hapur për të gjithë. Kështu veprohet me të gjithë ata që njihen me siguri si munafikë apo si mohues të Islamit. Atyre nuk u falet namazi i xhenazes. Nga ana tjetër, ajeti është tregues për ligjshmërinë e faljes së namazit të xhenazes për besimtarët dhe të qëndrimit pranë varrit të tyre për të bërë lutje. Kështu vepronte edhe Profeti me besimtarët. Fakti që Allahu i Madhëruar na ndalon vetëm nga namazi dhe lutjet për munafikët dhe jobesimtarët, tregon se falja e namazit të xhenazes për besimtarët është vepër e padiskutueshme dhe e praktikueshme nga muslimanët.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Teube • Ajet 83 E ardhshme Et-Teube • Ajet 85