Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 85 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 85 nga 129 • Shqip


وَلَا تُعْجِبْكَ أَمْوَالُهُمْ وَأَوْلَادُهُمْ ۚ إِنَّمَا يُرِيدُ اللَّهُ أَنْ يُعَذِّبَهُمْ بِهَا فِي الدُّنْيَا وَتَزْهَقَ أَنْفُسُهُمْ وَهُمْ كَافِرُونَ 85
Përkthim:
Le të mos joshë (o Muhammed) pasuria e tyre dhe fëmijët e tyre! Se, Perëndia, don vetëm t’i ndëshkojë me to ata në këtë jetë, e të vdesin duke qenë mohues. Et-Teube 9:85
Tefsiri:

Mos u mahnit nga pasuria dhe fëmijët e tyre!” -

Mos u mashtro nga gjendja e atyre jobesimtarëve dhe munafikëve, që Allahu i Madhëruar u ka dhënë nga mirësitë e kësaj bote. Pasuritë dhe fëmijët e tyre nuk tregojnë aspak se Allahu i Lartësuar i ka privilegjuar ata. Madje, për ata të mjerë është krejtësisht e kundërta. I Lartësuari thotë:

Nëpërmjet tyre, Allahu dëshiron që t’i ndëshkojë ata në këtë botë dhe t’u dalë shpirti duke qenë mohues. -

Ata lodhen për t’i fituar dhe mbledhur, frikësohen se mos i humbasin dhe asnjëherë nuk i shijojnë ato. Më e keqja është se këto të mira i shpërqendrojnë ata nga qëllimi kryesor i jetës, pra, nga adhurimi i Zotit dhe përgatitja për jetën e pasosur. Kështu enden këta të mjerë në kotësitë e kësaj dynjaje të shkurtër, derisa të vijë momenti që t’u dalë shpirti me dhimbje e vuajtje. Dashuria për këtë dynja e ka pushtuar shpirtin e tyre, prandaj në momentin e vdekjes ata i djeg dëshpërimi për ndarjen prej saj.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Teube • Ajet 84 E ardhshme Et-Teube • Ajet 86