Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 86 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 86 nga 129 • Shqip


وَإِذَا أُنْزِلَتْ سُورَةٌ أَنْ آمِنُوا بِاللَّهِ وَجَاهِدُوا مَعَ رَسُولِهِ اسْتَأْذَنَكَ أُولُو الطَّوْلِ مِنْهُمْ وَقَالُوا ذَرْنَا نَكُنْ مَعَ الْقَاعِدِينَ 86
Përkthim:
E, kur t’ju shpallet një sure (e t’ju thuhet atyre): “Besoni Perëndinë dhe luftoni së bashku me Pejgamberin e Tij!” pasanikët e tyre kërkuan leje dhe thanë: “Na lini të rrimë me ata që nuk shkojnë në luftë!” Et-Teube 9:86
Tefsiri:
Allahu i Madhëruar njofton se munafikët vazhdonin të ishin të rënduar në lidhje me bindjen ndaj Tij. Atyre nuk u bënin aspak dobi ajetet dhe suret e shpallura nga Allahu:Kur zbriti surja që urdhëron për të besuar në Allahun dhe për të luftuar së bashku me të Dërguarin e Tij, pasanikët kërkuan leje prej teje, duke thënë: “Na lejo të rrimë

(në shtëpi)

me ata që nuk shkojnë në luftë!” -

Sa herë që shpallen sure ku urdhërohet për besim të drejtë dhe për luftë në rrugën e Zotit, pikërisht njerëzit e pasur dhe të shëndetshëm, të cilët nuk kanë asnjë justifikim për t’iu shmangur këtyre urdhrave, nxitojnë të kërkojnë leje për të mos marrë pjesë në luftë. Allahu i Madhëruar i ka begatuar me pasuri dhe fëmijë, e megjithatë ata nuk tregohen mirënjohës dhe nuk e lavdërojnë Dhuruesin ashtu si Ai dëshiron. Ata nuk kryejnë as detyrimet më themelore. Nëse do të tregoheshin mirënjohës, zbatimi i urdhrave do të ishte i lehtë për ta. Por ata nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, veçse të justifikohen. Të rënduar nga dembelizmi, ata duan të qëndrojnë me të dobtit dhe të pamundurit, duke thënë: “Na lejo të rrimë me ata që nuk shkojnë në luftë!” I Lartësuari thotë:
Shko te videoja e plotë e sures