Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Teube — Ajet 87 (Shqip) — Video

Et-Teube • Ajet 87 nga 129 • Shqip


رَضُوا بِأَنْ يَكُونُوا مَعَ الْخَوَالِفِ وَطُبِعَ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ فَهُمْ لَا يَفْقَهُونَ 87
Përkthim:
Kënaqen të jenë me ata që nuk shkojnë në luftë, zemrat e tyre janë të vulosura e ata nuk kuptojnë! Et-Teube 9:87
Tefsiri:

Ata parapëlqyen të rrinin me ata që nuk shkojnë në luftë, prandaj zemrat e tyre u vulosën dhe tashmë ata nuk kuptojnë. -

Si është e mundur që ata qëndruan bashkë me fëmijët dhe gratë, që u lejohet të mos marrin pjesë në xhihad?! Mos vallë kështu i udhëzoi logjika dhe urtësia e tyre?! Apo Allahu i Madhëruar ua vulosi zemrat dhe ata nuk arrijnë të kuptojnë të mirën e vetes së tyre? Ata nuk kanë dëshirën më të vogël për të bërë diçka që u sjell mirësi e shpëtim. Ata nuk arrijnë as ta konceptojnë bamirësinë ndaj vetes së tyre. Nëse do të logjikonin drejt, nuk do kënaqeshin me këtë lloj gjendjeje, e cila është poshtëruese për burrat e vërtetë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Teube • Ajet 86 E ardhshme Et-Teube • Ajet 88