Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Beled — Ajet 3 (Shqip) — Video

El-Beled • Ajet 3 nga 20 • Shqip


وَوَالِدٍ وَمَا وَلَدَ 3
Përkthim:
dhe (betohem) në ata që kanë lindur dhe lindën, El-Beled 90:3
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Beled 90:1

Betohem në këtë qytet, dhe ti gjendesh në këtë qytet. Betohem në prindin dhe në ata që lindën prej tij. -

Allahu i Lartësuar betohet në qytetin e sigurisë, në Mekën e nderuar, që është absolutisht vendi më i shenjtë dhe më i nderuar në botë. Rëndësia dhe shenjtëria e saj ishte më e madhe sidomos në kohën kur Profeti i zgjedhur i Zotit, Muhamedi (a.s.) ishte në të. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar betohet në Mekën kur në të ishte Profeti (a.s.). Ai betohet gjithashtu edhe në Ademin (a.s.) dhe pasardhësit e tij. Por për çfarë betohet i Lartësuari? Arsyeja e betimit vjen më poshtë, kur Allahu i Madhëruar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Beled • Ajet 2 E ardhshme El-Beled • Ajet 4