Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Beled — Ajet 4 (Shqip) — Video

El-Beled • Ajet 4 nga 20 • Shqip


لَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنْسَانَ فِي كَبَدٍ 4
Përkthim:
Na, e krijuam njeriun që të luftojë në vështirësi (për të dy jetërat). El-Beled 90:4
Tefsiri:

Vërtet, Ne e krijuam njeriun për vështirësi të njëpasnjëshme. -

Ky ajet mund të shpjegohet në dy mënyra:

1 Njeriu është krijuar për të kaluar në sprova të njëpasnjëshme në jetën e dynjasë, në jetën e varrit dhe në Ditën e Gjykimit. Për këtë arsye, atij i duhet të punojë shumë për t’ia lehtësuar vetes këto vështirësi dhe për t’iu mundësuar arritja e lumturisë së përjetshme në kënaqësinë e Zotit. Nëse nuk e bën, atëherë ai ka për të qenë i rrethuar nga vuajtjet e vazhdueshme, derisa të përfundojë në ndëshkimin e përjetshëm në ahiret.

2 Njeriu është krijuar për vështirësi të njëpasnjëshme, domethënë, ai është krijuar i fortë dhe i aftë për të përballuar çdo punë të vështirë dhe të rëndë. Megjithatë, ai nuk tregohet falënderues dhe mirënjohës për këtë mirësi të dhuruar nga Zoti i tij. Përkundrazi, fuqinë dhe aftësitë e tij ai i përdor me arrogancë, duke u treguar mospërfillës ndaj Zotit që e ka krijuar. Me injorancën dhe padrejtësinë e tij, nga të cilat është i prirur, ai mendon se kjo gjendje do të jetë e vazhdueshme për të dhe kurrë nuk do t’i largohet, por i Lartësuari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Beled • Ajet 3 E ardhshme El-Beled • Ajet 5