Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Lejl — Ajet 17 (Shqip) — Video

El-Lejl • Ajet 17 nga 21 • Shqip


وَسَيُجَنَّبُهَا الْأَتْقَى 17
Përkthim:
e do të jetë larg nga ai (zjarri), ai që i druan Perëndisë, El-Lejl 92:17
Tefsiri:

Ndërsa më i devotshmi do të jetë larg tij; ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet... -

Qëllimi i adhurimeve dhe i shpenzimeve është pastrimi i shpirtit nga gjynahet dhe mangësitë, thjesht për të kënaqur Allahun e Lartësuar. Nga kjo kuptohet se, po të bësh një shpenzim të pëlqyeshëm, duke shpërfillur një shpenzim të detyrueshëm, është e palejueshme. Kështu, për shembull, nëse nuk ke plotësuar nevojat e familjes, atëherë nuk ke pse të shpenzosh për drejtime të tjera. Ose, nëse ke borxhe dhe detyrime financiare të detyrueshme për të shlyer, atëherë nuk duhet të merresh me shpenzime të tjera veç këtyre. Jo vetëm që nuk është e pëlqyeshme, por sipas shumë dijetarëve, ato janë shpenzime të papranueshme dhe të pashpërblyeshme nga Zoti, sepse shpirti nuk pastrohet duke kryer diçka të pëlqyeshme, që çon në lënien e një detyrimi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Lejl • Ajet 16 E ardhshme El-Lejl • Ajet 18