Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Lejl — Ajet 18 (Shqip) — Video

El-Lejl • Ajet 18 nga 21 • Shqip


الَّذِي يُؤْتِي مَالَهُ يَتَزَكَّىٰ 18
Përkthim:
ai që ndanë nga pasuria e tij, duke e pastruar veten (nga të këqiat), El-Lejl 92:18
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Lejl 92:17

Ndërsa më i devotshmi do të jetë larg tij; ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet... -

Qëllimi i adhurimeve dhe i shpenzimeve është pastrimi i shpirtit nga gjynahet dhe mangësitë, thjesht për të kënaqur Allahun e Lartësuar. Nga kjo kuptohet se, po të bësh një shpenzim të pëlqyeshëm, duke shpërfillur një shpenzim të detyrueshëm, është e palejueshme. Kështu, për shembull, nëse nuk ke plotësuar nevojat e familjes, atëherë nuk ke pse të shpenzosh për drejtime të tjera. Ose, nëse ke borxhe dhe detyrime financiare të detyrueshme për të shlyer, atëherë nuk duhet të merresh me shpenzime të tjera veç këtyre. Jo vetëm që nuk është e pëlqyeshme, por sipas shumë dijetarëve, ato janë shpenzime të papranueshme dhe të pashpërblyeshme nga Zoti, sepse shpirti nuk pastrohet duke kryer diçka të pëlqyeshme, që çon në lënien e një detyrimi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Lejl • Ajet 17 E ardhshme El-Lejl • Ajet 19