Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ed-Duha — Ajet 10 (Shqip) — Video

Ed-Duha • Ajet 10 nga 11 • Shqip


وَأَمَّا السَّائِلَ فَلَا تَنْهَرْ 10
Përkthim:
e lypsin mos e refuzo me ashpërsi, Ed-Duha 93:10
Tefsiri:

Lypësin kurrë mos e largo me vrazhdësi! -

Kur t’i drejtohesh lypësit, kujdes! Mos e rëndo me fjalë dhe mos e përzë me vrazhdësi! Jepi lypësit, nëse ke mundësi, ose, në të kundërt, largoje me butësi dhe mirësjellje. Këtu bëhet fjalë jo vetëm për kërkuesin e pasurisë dhe të mirave materiale, por për çdo lloj lypësi dhe kërkuesi, siç është edhe kërkuesi i diturisë. Për këtë arsye, mësuesi duhet të sillet me nxënësin me mirësjellje, me butësi, dashuri dhe ngrohtësi, sepse kjo ndihmon shumë në arritjen e synimit nga nxënësi. Mirësjellja është një ndihmë e madhe për ata që kërkojnë të rregullojnë shoqërinë dhe vendin.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ed-Duha • Ajet 9 E ardhshme Ed-Duha • Ajet 11