Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ed-Duha — Ajet 11 (Shqip) — Video

Ed-Duha • Ajet 11 nga 11 • Shqip


وَأَمَّا بِنِعْمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثْ 11
Përkthim:
dhe dhuntitë e Zotit tënd, shprehi! Ed-Duha 93:11
Tefsiri:

Por të mirat që të ka dhënë Zoti yt, tregoji! -

Këtu bëhet fjalë për të mirat e fesë dhe të dynjasë. Kështu, kuptimi është: Lavdëroje Allahun për mirësitë që të ka dhuruar, duke i përmendur ato edhe në mënyrë të veçantë, nëse ka dobi në përmendjen e tyre. Ose thjesht fol dhe përmend mirësitë e përgjithshme që Allahu të ka dhuruar, sepse pohimi haptas i këtyre mirësive është një nxitës i madh për të qenë falënderues dhe mirënjohës ndaj Allahut dhe shton dashurinë për Të. Zemrat janë të prirura që ta duan atë që u bën mirësi. Këtu përfundon komenti i sures Duha dhe, për këtë, falënderimi i takon vetëm Allahut!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ed-Duha • Ajet 10 E ardhshme Esh-Sharh • Ajet 1