Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Alak — Ajet 19 (Shqip) — Video

El-Alak • Ajet 19 nga 19 • Shqip


كَلَّا لَا تُطِعْهُ وَاسْجُدْ وَاقْتَرِبْ ۩ 19
Përkthim:
Jo, jo! Mos iu përul ti atij; por bënë ti sexhde dhe afroju (Zotit tënd)! El-Alak 96:19
Tefsiri:

Jo, jo! Ti mos iu bind atij, por vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të! -

Allahu i Lartësuar ndalon veçse nga ato gjëra të cilat sjellin shkatërrim në dynja dhe në ahiret. Pra, mos iu bind këtyre fatzinjve, por vazhdo të afrohesh tek Zoti yt me sexhde dhe me të gjitha llojet e adhurimit dhe bindjes ndaj Tij! Ky ajet përfshin të gjithë llojet e ndaluesve dhe luftuesve të së vërtetës dhe të gjithë mbrojtësit dhe përhapësit e saj, edhe pse është shpallur fillimisht dhe flet në mënyrë të veçantë për Ebu Xhehlin, i cili pengonte Profetin (a.s.) nga namazi dhe nga përhapja e të vërtetës. Këtu përfu-ndon komenti i sures Alek. Falënderimi i takon vetëm Allahut!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Alak • Ajet 18 E ardhshme El-Kadr • Ajet 1