Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kadr — Ajet 1 (Shqip) — Video

El-Kadr • Ajet 1 nga 5 • Shqip


إِنَّا أَنْزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ 1
Përkthim:
Na kemi fillur ta shpallim (Kur’anin) në natën e Kadrit – El-Kadr 97:1
Tefsiri:
Duke treguar mirësinë dhe gradën e lartë të Kur'anit, Allahu i Madhëruar thotë:

Ne e zbritëm atë

(Kur'anin)

në Natën e Kadrit. -

Në suren Duhan, ajetet 3 dhe 4, Allahu i Madhëruar e përshkruan këtë natë si “mubârake” - të begatshme e të bekuar. Ai thotë: “Ne e zbritëm atë në një Natë të bekuar. Ne gjithmonë kemi paralajmëruar (popujt). Atë Natë vendoset në mënyrë të prerë çdo çështje e urtë,…” Dhe është shumë e vërtetë që Allahu i Madhëruar e filloi shpalljen e Kur'anit në muajin e Ramazanit, pikërisht natën e Kadrit. Kështu, Zoti i përfshiu robërit me një mëshirë të gjerë, për të cilën ata kurrë nuk do të mund ta falënderojnë dhe t’i shprehin mirënjohjen ashtu si e meriton. Ajo është quajtur Nata e Kadrit, për shkak të vlerës së madhe të saj. Në këtë natë, Allahu përcakton gjithçka do të ndodhë gjatë vitit, si afatin e jetës, rizkun e fëmijës etj. Më tej, për t’i dhënë më shumë rëndësi çështjes së Natës së Kadrit, Allahu bën një pyetje:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Alak • Ajet 19 E ardhshme El-Kadr • Ajet 2