Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ
Çdo lavdërim i përket Allahut (Perëndisë), Zotit të Gjithësisë (2)
Elhamdu lil-hahi - “Të gjitha lavdërimet i takojnë vetëm Allahut” -
El Ĥamduështë lavdërimi që i takon Allahut të Lartësuar, për shkak të cilësive absolute dhe veprave të Tij të mrekullueshme, të cilat karakterizohen dhe e kanë pikënisjen nga drejtësia dhe bamirësia e Tij. Pra, vetëm Atij i takon lavdia e plotë, në të gjitha këndvështrimet.Rabbil alemin - “Zotit të botëve” -
Domethënë, Ai është Kujdestari (Er-Rabb), që kujdeset për të gjitha botët (âlemîne), fillimisht duke i krijuar vetë ato, pastaj duke u krijuar atyre të gjitha kushtet e nevojshme për ekzistencën e tyre. Ai përkujdeset duke i furnizuar ato me mirësi të mëdha, të cilat, nëse nuk do të ishin, këto botë nuk do të mund të ekzistonin fillimisht, apo të vazhdonin ekzistencën (pas krijimit). Nuk ka asnjë mirësi që burimin të mos e ketë prej Allahut. Përkujdesja e Allahut të Lavdëruar për krijesat e Tij është dy llojesh:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë