Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 15)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 15

وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ آيَاتُنَا بَيِّنَاتٍ ۙ قَالَ الَّذِينَ لَا يَرْجُونَ لِقَاءَنَا ائْتِ بِقُرْآنٍ غَيْرِ هَٰذَا أَوْ بَدِّلْهُ ۚ قُلْ مَا يَكُونُ لِي أَنْ أُبَدِّلَهُ مِنْ تِلْقَاءِ نَفْسِي ۖ إِنْ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰ إِلَيَّ ۖ إِنِّي أَخَافُ إِنْ عَصَيْتُ رَبِّي عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ 15 ١٥

E, kur t’ju lexohen ajetet Tona, të qarta, atëherë thonë ata, që nuk shpresojnë se do të dalin para Nesh: “Na sjell ti ndonjë Kur’an tjetër ose ndërroje atë!” Thuaj (o Muhammed): “Është e pamundur ta ndërroj unë atë – nga ana ime. Unë shkoj vetëm pas asaj që më është shpallë. Unë druaj – nëse i kundërshtoj Zotit tim – dënimit të Ditës së Madhe”. (15)

Tefsiri

Kur u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë takimin Tonë

(ringjalljen)

, thonë: “Sillna një Kur'an tjetër, ose ndryshoje këtë!”. -

Në këto ajete, i Lartësuari na tregon inatin dhe kokëfortësinë e paturpshme të atyre që e mohuan Profetin e Tij, Muhamedin a.s. Ata, kur u lexohen ajetet kuranore, aq të qarta dhe madhështore, sqaruese të së vërtetës dhe të padiskutueshme në vërtetësinë e tyre, i kthejnë shpinën dhe refuzojnë të pranojnë këtë shpallje. Me kokëfortësinë dhe paturpësinë e tyre të tejskajshme, i drejtohen Profetit dhe i thonë: “Sillna një Kur'an tjetër, ose ndryshoje këtë!”. Allahu i shëmtoftë dhe i poshtëroftë! Sa të ulët dhe të padrejtë tregohen me Allahun e Madhërishëm dhe Fjalën e Tij, të pakrahasueshme në madhështinë e saj. Kjo është forma më e poshtër dhe e ulët e refuzimit të Shpalljes së Zotit. Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që t'u thotë atyre:

Thuaj: “Mua nuk më takon që ta ndryshoj atë nga mendja ime. Unë pasoj veçse atë që më shpallet." -

Nuk ka mundësi as të mendohet dhe është e patolerueshme për mua si Profet, që ta tjetërsoj nga vetja ime Shpalljen e Zotit. Unë jam thjesht një i dërguar, që transmetoj me besnikëri mesazhin e Zotit. Unë nuk kam në dorë asnjë çështje. Unë thjesht pasoj atë që më shpallet nga Zoti im. Unë nuk kam asnjë të drejtë tjetër veçse përcjelljes me saktësi e besnikëri të Shpalljes së Zotit tim. Unë jam veçse një rob i urdhëruar dhe i nënshtruar ndaj Zotit tim.

Unë i frikësohem dënimit të një Dite të madhe nëse kundërshtoj Zotin tim. -

Këto janë fjalët e më të mirit të krijesave dhe edukata e tij në lidhje me urdhëresat e Zotit dhe Shpalljen e Tij. Atëherë, çfarë mendon se do të bëhet me ata mendjelehtë të humbur e të mbushur me injorancë e padrejtësi, me kokëfortësi e arrogancë, mosrespekt e paturpësi, në lidhje me Zotin e gjithësisë?! A nuk i frikësohen ata ndëshkimit të Ditës së madhe?

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë