Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَلَمَّا أَنْجَاهُمْ إِذَا هُمْ يَبْغُونَ فِي الْأَرْضِ بِغَيْرِ الْحَقِّ ۗ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّمَا بَغْيُكُمْ عَلَىٰ أَنْفُسِكُمْ ۖ مَتَاعَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۖ ثُمَّ إِلَيْنَا مَرْجِعُكُمْ فَنُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ
E kur Perëndia i shpëtoi ata; ata përnjëherë pa kurrfarë të drejte bënë çrregullime në Tokë. O njerëz! Me të vërtetë, padrejtësia që bëni për t’u kënaqur në jetën e kësaj bote, vetëm juve ju dëmton. Ju do të ktheheni te Na dhe Ne pastaj do t’ju njoftojmë për atë që keni punuar. (23)
Por, kur Ai i shpëton, ata përsëri i kalojnë kufijtë në tokë, pa asnjë të drejtë. -
Ata e harrojnë vështirësinë që kanë kaluar, i harrojnë lutjet dhe fjalët që i kanë drejtuar Zotit, dhe përsëri zhyten në kufër dhe shirk. Ata i kthehen sërish adhurimit të idhujve, për të cilët kanë dëshmuar vetë se nuk kanë asnjë mundësi për të dhënë ndihmë. Madje, në ato kushte vështirësie, ata i harrojnë fare idhujt. Pse të mos ia përkushtojnë të gjitha adhurimet Allahut në kohë mirësie, ashtu sikurse ndodh në kohë vështirësie?! Por kjo padrejtësi godet vetëm ata. Prandaj i Lartësuari thotë:O njerëz! Padrejtësia juaj është veçse kundër vetes suaj. -
E shumta që mund të arrini përmes padrejtësive dhe përhumbjes tuaj larg sinqeritetit për Zotin, është që të arrini ndonjë kënaqësi të vogël e të kotë të kësaj bote ose ndonjë famë e interesa të pakta, që shumë shpejt përfundojnë e faniten. Do të vijë dita që do të zhduken të gjitha dhe ju, me hir a pahir, do të largoheni prej kësaj bote.Ky është veçse një përjetim i jetës së kësaj bote, pastaj kthimi juaj është te Ne. Ne do t’ju tregojmë gjithçka që keni bërë. -
Kthimi dhe tubimi i të gjithëve do të bëhet tek Zoti në Ditën e Gjykimit, kur Ai do të nxjerrë në shesh veprat e njerëzve dhe do t’i shpërblejë me drejtësi për gjithçka që kanë bërë. Ky ajet është një kërcënim shumë i rëndë e i frikshëm për njerëzit, që të mos vazhdojnë në punë të këqija, por të kthejnë rrugë sa nuk është vonë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë