Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 25)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 25

وَاللَّهُ يَدْعُو إِلَىٰ دَارِ السَّلَامِ وَيَهْدِي مَنْ يَشَاءُ إِلَىٰ صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ 25 ٢٥

Perëndia i thërret njerëzit në Shtëpinë e shpëtimit (xhennetit) dhe Ai e udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë. (25)

Tefsiri

Allahu fton për në Shtëpinë e Paqes

(Xhenet)

dhe udhëzon në rrugë të drejtë atë që Ai dëshiron. -

Allahu i Madhëruar u bën një ftesë madhështore, lumturisjellëse e gjithëpërfshirëse të gjithë robërve për në Vendin e Paqes. Sidoqoftë, udhëzimin e plotë të Tij, Allahu e ka veçuar për ata që i ka zgjedhur vetë. Udhëzimi në rrugën e drejtë është mëshirë, mirësi dhe bujari e Tij, që ia dhuron veçse atyre që Ai i do. Ndërsa me drejtësinë dhe urtësinë e Tij, Zoti lë jashtë rruge dhe privon këdo që Ai dëshiron. Por të jeni të bindur se pas qartësimit të së vërtetës përmes shpalljeve hyjnore e profetëve, askush nuk ka justifikim para Zotit, nëse nuk ndjek rrugën e Tij dhe nuk jeton sipas vullnetit të Tij. Allahu i Madhëruar e quajti Xhenetin Darus Selam - Vendi i Paqes, sepse ai është një vend i pastër dhe i çliruar nga çdo mangësi dhe defekt. E si të jetë ndryshe, kur dihet se mirësia në të është absolute, e plotë dhe e përjetshme. Ajo është e bukur dhe lumturisjellëse në çdo aspekt. Pasi përmendet vendi i paqes dhe mirësive, shpirtrat përmallohen dhe janë gati për çdo punë që sjell si shpërblim Xhenetin, prandaj i Madhëruari menjëherë na tregon rreth këtyre veprave të mira:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë