Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 27)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 27

وَالَّذِينَ كَسَبُوا السَّيِّئَاتِ جَزَاءُ سَيِّئَةٍ بِمِثْلِهَا وَتَرْهَقُهُمْ ذِلَّةٌ ۖ مَا لَهُمْ مِنَ اللَّهِ مِنْ عَاصِمٍ ۖ كَأَنَّمَا أُغْشِيَتْ وُجُوهُهُمْ قِطَعًا مِنَ اللَّيْلِ مُظْلِمًا ۚ أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ 27 ٢٧

E ata, që kanë bërë vepra të këqia, kanë dënim gjegjës për atë të keqe dhe ata do t’i mbulojë poshtërimi. Ata nuk do të kenë askend që t’i mbrojnë nga dënimi i Perëndisë. Fytyrat e tyre thuajse iu kanë mbuluar me hije të errësirës së natës. Këta do të jenë banorët e zjarrit dhe në to do të qëndrojnë përgjithmonë. (27)

Tefsiri

Për ata që bënë të këqija,

(le ta dinë se)

dënimi i të keqes është aq sa e keqja. -

Pasi përshkroi banorët e Xhenetit, Allahu i Madhëruar vijoi të flasë për banorët e Zjarrit. Ai na tregon se ligësia që grumbullojnë në këtë dynja janë pikërisht veprat e këqija, që e zemërojnë Atë, si llojet e shumta të kufrit dhe të gjitha format e poshtërsive dhe të shfrenimit. Për këtë arsye, shpërblimi që do të marrin është sipas poshtërsive të tyre, pra, i keq dhe dëshpërues. Ky dënim ka për t’i trishtuar në varësi të veprave që bëjnë. Allahu i Madhëruar na njofton se:

Ata do t’i mbulojë poshtërimi. Ata nuk mund t’i mbrojë kush nga Allahu. -

Ata i mbulon poshtërimi dhe tmerri nga ndëshkimi i Allahut. Askush nuk mund ta pengojë atë ndëshkim apo t’i shpëtojë ata prej tij. Tmerri i brendshëm shfaqet edhe së jashtmi, sepse ai shndërrohet në nxirje për fytyrat e tyre:Fytyrat e tyre do të jenë sikur t’i ketë mbuluar një pjesë nga terri i natës. Ata janë banorë të Zjarrit. Ata do të jenë atje përjetësisht. -

Do të jenë përjetësisht në këtë gjendje të mjerueshme, nga e cila askush nuk u del në ndihmë që t’i shpëtojë. Krahasoni vetë tani gjendjen e dy grupeve. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: "Atë Ditë do të ketë fytyra të ndritura, që Zotin e tyre do të shikojnë. Atë Ditë do të ketë edhe fytyra të zymta, që presin atë (Dënim të ashpër) që të thyen kurrizin." [Kijame 22 - 25]. Gjithashtu: "Atë Ditë do të ketë fytyra të shndritura, Të buzëqeshura e të gëzuara. Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhurosura, që i ka mbuluar errësira. Këta janë mohuesit, gjynahqarët." [Abese 38 - 42].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë