Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Aty (atë ditë), çdokush do të paguhet për atë që ka punuar më parë dhe do t’i kthehen Perëndisë, Zotit të tyre të vërtetë, e do të zhduken ato që i kanë trilluar ata (idhujtë). (30)
Tefsiri
Atje çdokush do të shpërblehet me atë që ka lënë pas. Ata do të kthehen tek Allahu, te Sundimtari i tyre i vërtetë dhe trillimet e tyre do t'i lënë në baltë. -Atë ditë çdokush do të lidhet fort pas veprave të veta dhe pas asaj që ka fituar me duart e veta. Sipas tyre do të jepet shpërblimi dhe ndëshkimi. Nëse janë të mira, shpërblimi do të jetë i mirë. Nëse janë të këqija, ashtu do të jetë dhe shpagimi. Tashmë janë të pavlefshme pretendimet se ata janë në rrugë të drejtë me idhujtarinë e tyre. Pretendimet e tyre në dynja se idhujt e tyre do të sjellin mirësi dhe do t’i ruajnë nga dënimi e të këqijat, tashmë nuk u vlejnë dhe mbeten të pashpresë para dënimit të të Drejtit.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë