Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 30)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 30

هُنَالِكَ تَبْلُو كُلُّ نَفْسٍ مَا أَسْلَفَتْ ۚ وَرُدُّوا إِلَى اللَّهِ مَوْلَاهُمُ الْحَقِّ ۖ وَضَلَّ عَنْهُمْ مَا كَانُوا يَفْتَرُونَ 30 ٣٠

Aty (atë ditë), çdokush do të paguhet për atë që ka punuar më parë dhe do t’i kthehen Perëndisë, Zotit të tyre të vërtetë, e do të zhduken ato që i kanë trilluar ata (idhujtë). (30)

Tefsiri
Atje çdokush do të shpërblehet me atë që ka lënë pas. Ata do të kthehen tek Allahu, te Sundimtari i tyre i vërtetë dhe trillimet e tyre do t'i lënë në baltë. -

Atë ditë çdokush do të lidhet fort pas veprave të veta dhe pas asaj që ka fituar me duart e veta. Sipas tyre do të jepet shpërblimi dhe ndëshkimi. Nëse janë të mira, shpërblimi do të jetë i mirë. Nëse janë të këqija, ashtu do të jetë dhe shpagimi. Tashmë janë të pavlefshme pretendimet se ata janë në rrugë të drejtë me idhujtarinë e tyre. Pretendimet e tyre në dynja se idhujt e tyre do të sjellin mirësi dhe do t’i ruajnë nga dënimi e të këqijat, tashmë nuk u vlejnë dhe mbeten të pashpresë para dënimit të të Drejtit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë