Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 46)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 46

وَإِمَّا نُرِيَنَّكَ بَعْضَ الَّذِي نَعِدُهُمْ أَوْ نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِلَيْنَا مَرْجِعُهُمْ ثُمَّ اللَّهُ شَهِيدٌ عَلَىٰ مَا يَفْعَلُونَ 46 ٤٦

Qoftë që të tregojmë Na ty, diçka nga ajo që u kemi premtuar atyre ose ta marrim shpirtin Na ty, te Na do të kthehen ata, e Perëndia është dëshmitar për që punojnë ata. (46)

Tefsiri

Edhe nëse Ne ta mundësojmë ty të shohësh

(sa je gjallë)

diçka nga ajo që u kemi premtuar atyre, por edhe nëse të marrim ty

(në mëshiren Tonë)

, sërisht vetëm te Ne është kthimi i tyre. Allahu është dëshmitar i veprave të tyre. -

Mos u trishto për këta mohues dhe as mos kërko përjashtimin e ndëshkimit për ta. Ndëshkimi do t’i godasë në mënyrë të pashmangshme: ose në jetën e kësaj bote, që ta shohësh me sytë e tu dhe të qetësohet zemra jote, ose në ahiret, pas largimit tënd nga kjo botë. Allahu i Lartësuar ka për t'i njoftuar ata për çdo gjë që kanë bërë. Ai i ka mbajtur ato shënim me hollësi e me drejtësi, ndërsa ata i kanë harruar. Allahu është mbikëqyrësi dhe dëshmuesi i gjithçkaje. Këto ajete janë sigurisht një kërcënim i ashpër për ta, por nga ana tjetër dhe një ngushëllim e qetësim i zemrës së Profetit a.s, të cilin e mohonte populli i tij plot urrejtje, inat dhe armiqësi.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë