Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 47)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 47

وَلِكُلِّ أُمَّةٍ رَسُولٌ ۖ فَإِذَا جَاءَ رَسُولُهُمْ قُضِيَ بَيْنَهُمْ بِالْقِسْطِ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ 47 ٤٧

Çdo popull ka pasur pejgamber. Dhe kur atyre t’u vie pejgamberi, do të gjykohet mes tyre me të drejtë, dhe nuk do t’u bëhet zullum. (47)

Tefsiri
Çdo popull ka pasur të dërguarin e vet. Me t’u ardhur i dërguari, mes tyre do të gjykohet me drejtësi dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi. -

Në të gjithë popujt e shkuar, Allahu i Lartësuar ka dërguar profetë, që t’i ftonin ata në teuhidin e pastër dhe në jetën sipas fesë dhe ligjit të Tij. Pasi profetët dërgoheshin me shenja e mrekulli, që tregonin vërtetësinë e tyre, një pjesë i besonin, ndërsa shumë të tjerë i mohonin. Atëherë, Allahu i Lartësuar gjykonte mes tyre me drejtësinë dhe urtësinë e Tij. Zoti nuk ndëshkon kurrë pa e bërë njerëzit të meritueshëm ndëshkimin me krimet e tyre. Për këtë arsye, le të bëjnë kujdes ata që mohojnë dhe të mos ecin në gjurmët e mohuesve të mëhershëm, që Zoti i ndëshkoi, se përndryshe i pret i njëjti fund si ata të mjerë dhe të harruar. Gjithashtu, të mos e shohin ndëshkimin sikur është shumë larg dhe të thonë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë