Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا ظَنُّ الَّذِينَ يَفْتَرُونَ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۗ إِنَّ اللَّهَ لَذُو فَضْلٍ عَلَى النَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَشْكُرُونَ
Çka mendojnë ata që shpifin gënjeshtra për Perëndinë, - në Ditën e Kijametit? Me të vërtetë, Perëndia është bamirës i madh i njerëzve, por, pjesa dërmuese nuk e falenderojnë Ate. (60)
Çfarë do të mendojnë Ditën e Kijametit ata që shpifin rreth Allahut? -
Çfarë mendojnë ata të mjerë se do të bëjë Zoti me ta Ditën e Gjykimit? A e dinë ata të mjerë se zemërimi i të Plotpushtetshmit dhe ndëshkimi i Tij është i ashpër dhe i drejtë? Thotë i Madhëruari: "Ata që trilluan gënjeshtra ndaj Allahut, do t’i shohësh në ditën e kijametit me fytyra të nxira. A nuk është në xhehenem vendi i kryeneçëve (mohues të besimit)?" [Zumer 60].Allahu është Bamirës i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë. -
Mirësia dhe bujaria e Allahut ndaj njerëzve është e madhe dhe e paanë, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës. Ata jo vetëm që nuk falënderojnë Krijuesin, por i përdorin ato mirësi për të bërë vepra të liga e për të shprehur mosbindje ndaj Tij. Një tjetër formë mosmirënjohjeje është edhe kur ato mirësi që Zoti i ka bërë të lejuara, ata ua bëjnë haram njerëzve, duke shpifur për Zotin. Janë të pakët ata që i njohin dhe i pranojnë mirësitë e Allahut, e lavdërojnë Dhuruesin dhe ato mirësi i përdorin për t'iu bindur sa më mirë Atij. Me këtë ajet mund të argumentohet se, në origjinë, të gjitha ushqimet janë të lejuara, përveç atyre që Sheriati i Zotit i ka përcaktuar si të ndaluara. Allahu i kërcënoi e i qortoi rëndë ata që e bëjnë të ndaluar atë që Ai e ka bërë hallall dhe e ka zbritur për ta. Qoftë të lejuarat, qoftë të ndaluarat janë qartësuar nga vetë Zoti.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë