Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 67)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 67

هُوَ الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ اللَّيْلَ لِتَسْكُنُوا فِيهِ وَالنَّهَارَ مُبْصِرًا ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يَسْمَعُونَ 67 ٦٧

Ai (Perëndia) ua krijoi natën për të pushuar në të, kurse ditën për të parë. Me të vërtetë, në këtë ka argumente për njerëzit që dëgjojnë. (67)

Tefsiri

Është Allahu Ai i Cili e bëri natën për ju që të pushoni, ndërsa ditën të ndritshme. -

Ju qetësoheni natën në gjumë e bini në qetësi të thellë kur errësira mbulon faqen e dheut. Nëse drita dhe aktiviteti juaj do të vazhdonte pandërprerë ju nuk do të gjenit prehje. Ndërsa ditën Zoti e bëri të shndritshme, që krijesat të shohin dhe të kërkojnë mirësitë e jetës së tyre si dhe të besimit e të fesë së tyre.

Në këtë ka, vërtet Argumente për ata që dëgjojnë. -

Për ata që dëgjojnë shpalljet e Zotit me qëllimin që të kuptojnë të vërtetën dhe ta pranojnë atë, që duan të udhëzohen tek e mira dhe e drejta e jo me dëgjim të mbuluar nga mendjemadhësia e inati; për ata argumentet dhe faktet e Zotit janë mëse të mjaftueshme. Me të tilla shenja, të mençurit argumentojnë se Allahu është i vetmi që meriton adhurimet, ndërsa çdo adhurim që nuk i bëhet Atij dhe çdo i adhuruar përveç Tij janë të kota dhe trillime. Allahu është i Buti, Mëshirëploti, i Gjithëdituri dhe i Urti.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë