Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 74)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 74

ثُمَّ بَعَثْنَا مِنْ بَعْدِهِ رُسُلًا إِلَىٰ قَوْمِهِمْ فَجَاءُوهُمْ بِالْبَيِّنَاتِ فَمَا كَانُوا لِيُؤْمِنُوا بِمَا كَذَّبُوا بِهِ مِنْ قَبْلُ ۚ كَذَٰلِكَ نَطْبَعُ عَلَىٰ قُلُوبِ الْمُعْتَدِينَ 74 ٧٤

Pastaj, pas tij – u dërguam pejgamberë popujve të tyre e ata u sollën argumente atyre, por nuk deshën të besojnë atë që e kishin përgënjeshtruar më parë. Kështu, Ne, ua vulosim zemrat atyre, që kalojnë kufirin. (74)

Tefsiri

Pastaj, pas tij, Ne u çuam të dërguar popujve të tyre. -

Edhe pas Nuhut (a.s), Allahu i Madhëruar dërgoi profetë, që të qortonin dhe ftonin në besimin e drejtë popujt e tyre, që nuk besonin. Ata i ftonin në udhën e drejtë dhe i këshillonin për t’u ruajtur nga rrugët e shkatërrimit e poshtërimit. Allahu i Madhëruar na tregon se Ai e ka ndihmuar çdo profet me mrekulli të qarta e madhështore, që tregonin vërtetësinë e Shpalljes dhe besnikërinë e tyre si lajmëtarë të Zotit.

Ata sollën Argumente të qarta, por ata nuk e besonin atë që më parë e kishin mohuar. -

Duke qenë se ata nxituan për të mohuar, kur u ardhën profetët, Allahu i Madhëruar i ndëshkoi duke ua vulosur zemrat dhe duke ua bllokuar rrugët e imanit, të cilat i kishin të hapura më parë. Kjo i ngjan ajetit tjetër kuranor: “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit)për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre.”. [En’am, 110]. Edhe këtu thotë në vijim:

Kështu, Ne ua vulosim zemrat atyre që i kalojnë kufijtë. -

I vulosim ato, që të mos hyjë asnjë mirësi. Pa dyshim, Allahu i Madhëruar nuk u bën asnjë padrejtësi, por janë ata që i bëjnë padrejtësi vetvetes, duke refuzuar të vërtetën kur i paraqitet dhe duke e quajtur që në fillim gënjeshtër e të pabesueshme.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë