Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 76)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 76

فَلَمَّا جَاءَهُمُ الْحَقُّ مِنْ عِنْدِنَا قَالُوا إِنَّ هَٰذَا لَسِحْرٌ مُبِينٌ 76 ٧٦

kur u erdhi e Vërteta prej Nesh, ata thanë: “Kjo, me të vërtetë, është magji e qartë!” (76)

Tefsiri

Kur u erdhi e vërteta e sigurt nga Ne, ata thanë: “Kjo nuk është gjë tjetër, veçse magji e qartë!”. -

Ajo që iu paraqit atyre ishte e vërteta më e madhe dhe më e rëndësishme. Ajo erdhi prej Zotit, të Cilit i janë nënshtruar të gjitha krijesat. Ai është Zoti i botëve, i Cili përkujdeset dhe rregullon çështjet e krijesave, me mirësinë e bujarinë e Tij. Kështu, edhe pse kjo e vërtetë u erdhi prej Zotit dhe përmes një profeti besnik si Musai, ata e refuzuan dhe nuk u nënshtruan për të jetuar sipas saj. Madje, thanë: “Kjo nuk është gjë tjetër, por veçse një magji e qartë”. Allahu i poshtëroftë! Nuk u mjaftoi refuzimi i Shpalljes dhe Profetit, por e konsideruan atë edhe si magji, e cila është ligësia më e madhe. Magjia është mashtrim real. Kështu, ata e konsideruan të vërtetën më madhe e më të qartë si mashtrimin më të madh dhe trillimin më të kotë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë