Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالَ فِرْعَوْنُ ائْتُونِي بِكُلِّ سَاحِرٍ عَلِيمٍ
Faraoni tha: “M’i sillni të gjithë magjistarët e shkathët!” (79)
Faraoni tha: “Më sillni të gjithë magjistarët më të zotë!”. -
Duke kundërshtuar të vërtetën që solli Musai dhe duke mashtruar parinë rreth tij dhe popullin e tij, Faraoni tha: “Më sillni këtu të gjithë magjistarët më të zotë”. Pra, sillni çdo magjistar të aftë, që bën magji të fortë. Përhapeni lajmin në çdo anë të Egjiptit, që të vijnë të gjithë llojet e magjistarëve.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë