Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 96)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 96

إِنَّ الَّذِينَ حَقَّتْ عَلَيْهِمْ كَلِمَتُ رَبِّكَ لَا يُؤْمِنُونَ 96 ٩٦

Me të vërtetë, ata në të cilët ka ra fjala e Zotit tënd (dënimi), nuk besojnë, (96)

Tefsiri

Me të vërtetë, ata të cilët e merituan vendimin e Zotit tënd

(për ndëshkim)

, ata nuk do të besonin, edhe sikur t’u vinin të gjitha Shenjat, derisa ta shohin vetë dënimin e rëndë. -

Ata për të cilët Zoti ka vendosur përfundimisht se do të jenë të humbur, të devijuar dhe banorë të Zjarrit, ashtu do të jenë. Ata do të përfundojnë ashtu siç e ka caktuar Zoti, me vendimin e Tij të urtë dhe të drejtë. Ata nuk kanë për të besuar më, edhe sikur t'u vijë çdo lloj shenje e mrekullie nga Zoti. Madje këto shenja ua shtojnë më shumë shfrenimin, padrejtësitë dhe humbjen. Pa dyshim, Allahu nuk u bën asnjë padrejtësi, por janë ata që i bëjnë padrejtësi vetes së tyre. Janë ata që, me përzgjedhjen e tyre të lirë, e refuzojnë të vërtetën kur u paraqitet për herë të parë. Me refuzimin e të vërtetës, ata meritojnë që Allahu i Lartësuar t’i ndëshkojë duke ua vulosur zemrat, shikimet dhe dëgjimin e tyre. Prandaj ata nuk kanë për të besuar, derisa të shohin dënimin e dhimbshëm, për të cilin janë paralajmëruar. Ajo ditë ka për të qenë e tmerrshme për ta. Vetëm atëherë do ta kuptojnë dhe do të binden se ishin në humbje të plotë dhe se ajo që sollën profetët ishte e vërtetë e padiskutueshme. Por atë ditë pendimi dhe besimi nuk vlen më, siç thotë Zoti: "Kështu atë ditë atyre që bënë padrejtësi, asnjë pendesë nuk u bën dobi e as që kërkohet të arsyetohen." [Rum 57]. Shenjat dhe argumentet e Zotit u bëjnë dobi vetem atyre që kanë zemër të gjallë dhe dëgjojnë me kujdes dhe me qëllimin për të gjetur të vërtetën, siç thotë i Madhëruari në një ajet tjetër kuranor: "Të gjitha këto janë fakte për cilindo që ka zemër, që dëgjon me vëmendje dhe dëshmon.” [Kaf 37].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë